• e mërkurë, 22 janar 2025

OBSH shpreson se SHBA-ja do ta rishqyrtojë vendimin për tërheqjen nga organizata

OBSH shpreson se SHBA-ja do ta rishqyrtojë vendimin për tërheqjen nga organizata

Gjenevë, 21 janar 2025 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë shfaqi shpresë se presidenti amerikan Donald Tramp do ta rishqyrtojë vendimin e tij për tërheqje të SHBA-së nga organizata, transmetuan agjencitë botërore. 

Trampi mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për tërheqjen nga OBSH, vetëm disa orë pas marrjes së funksionit. 

“Shpresojmë se SHBA-ja do ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe shpresojmë se mund të ketë dialog konstruktiv nga i cili do të përfitojnë të gjithë, për amerikanët, por edhe për popujt përgjatë botës”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jazareviq në konferencën për media në Gjenevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR