• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i viktimave nga tërmeti në Mjanmar shkon mbi një mijë

Numri i viktimave nga tërmeti në Mjanmar shkon mbi një mijë

Najpido, 29 mars 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në Mjanmar pas tërmetit të madh të djeshëm me magnitudë prej 7,7 ballë të shkallës Rihter është rritur në 1002, ndërsa 2376 persona janë lënduar dhe 30 udhëhiqen të zhdukur, njoftuan sot mediat shtetërore.

"Janë dëmtuar objektet infrastrukturore si rrugë, ura dhe ndërtesa, që rezultoi me viktima civilë dhe të lënduar. Në vijim janë operacionet për kërkim dhe shpëtim në zonat e goditura, citohet në kumtesën e juntës.

Udhëheqësi i juntës Min Aung Hlaing urdhëroi përpjekje të menjëhershme shpëtimi në zonat e prekura. Dje ai ftoi "çdo vend" për të ofruar ndihma dhe donacione.

Ekipi kinez i shpëtimit mbërriti sot në Mjanmar, ndërsa Rusia dhe SHBA-ja ofruan ndihmë në katastrofën, që dëmtoi qindra ndërtesa në Tajlandën fqinje.

Sipas një simulimi nga Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, numri i të vdekurve mund të kalojë 10,000 njerëz në Mjanmar dhe humbjet mund të jenë më të mëdha nga vlera e produktit të brendshëm bruto të vendit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR