• e hënë, 23 dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni u rrit në 168

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni u rrit në 168

Tokio, 8 janar 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në bregun perëndimor të Japonisë në ditën e Vitit të Ri është rritur në 168.

Sipas prefekturës Ishikava, 323 persona janë ende të zhdukur dhe të dy numrat janë rritur në mënyrë dramatike në dy ditët e fundit

Në qytetin Vaxhima u zhdukën 281 persona.

Tërmeti i madh, i cili goditi prefekturën dhe zonat fqinje të hënën e javës së kaluar, arriti një magnitudë prej 7.6 ballë.

Të shtunën, ekipet e shpëtimit e nxorën të gjallë një grua 90-vjeçare nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin bregdetar Suzu. Mjekët e përshkruan shpëtimin si një ngjarje të rrallë.

Vendimtare konsiderohen 72 orët e para pas një fatkeqësie të tillë. Pas kësaj, shanset e mbijetesës për njerëzit e bllokuar ulen ndjeshëm, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Malet e rrënojave, rrugët e dëmtuara, rrëshqitjet e dheut e bënë të vështirë për ekipet e shpëtimit të kërkonin. Sipas raporteve të mediave japoneze, puna e tyre u pengua gjithashtu nga reshjet e dëborës.

Qeveria dërgoi trupa shtesë në zonën e katastrofës për të mbështetur kërkimin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR