• e enjte, 04 dhjetor 2025

Të paktën 115 persona u vranë në sulme ajrore izraelite mbi Gazë

Të paktën 115 persona u vranë në sulme ajrore izraelite mbi Gazë

Gazë, 15 maj 2025 (MIA) – Në sulmet e intensifikuara ajrore në mëngjes të forcave izraelite mbi Rripin e Gazës u vranë të paktën 115 persona, bëjnë të ditur burimet mjekësore, ndërsa transmetojnë mediat palestineze. 

“Tajms of Izrael” bëri të ditur se për momentin nuk është e mundur që të konfirmohet ky numër, e as që dihet sa nga viktimat janë civilë, ndërsa sa janë luftëtarë. 

Sulmi ka ndodhur në kohë kur armata izraelite intensivisht po përgatitet për ofensivën e madhe tokësore në Gazë, e cila, sipas përfaqësuesve izraelitë, do të mund të fillojë nëse deri në fund të vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në rajoni nuk arrihet marrëveshje për pengjet. 

Në sulmet ajrore të shumëfishta ndaj qytetit Kan Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, gjatë natës së kaluar janë vrarë 54 persona, bëjnë të ditur nga spitali Naser në këtë qytet. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR