NATO planifikon rritjen më të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë
- NATO-ja filloi biseda për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje deri në pesë për qind të PBB-së për të gjithë anëtarët e saj deri në vitin 2032, që do të ishte rritja më e madhe që nga koha e Luftës së Ftohtë, publikoi sot "Blumberg".
- Post By Sara Ademi
- 18:40, 15 maj, 2025
Uashington, 15 maj 2025 (MIA) - NATO-ja filloi biseda për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje deri në pesë për qind të PBB-së për të gjithë anëtarët e saj deri në vitin 2032, që do të ishte rritja më e madhe që nga koha e Luftës së Ftohtë, publikoi sot "Blumberg".
Nisma, pjesë e thirrjeve të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, do të shqyrtohet në takimin ministror që këto ditë mbahet në Antalia dhe në samitin e qershorit në Hagë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, propozoi një qasje të dyfishtë: 3,5 për qind e PBB-së për shpenzimet bazë në mbrojtje dhe 1,5 për qind shtesë për mobilitet ushtarak, teknologji të dyfishtë dhe siguri kibernetike. Mbetet e paqartë nëse këto mjete shtesë do të dalin nga buxhetet e përhershme ose të reja.
Për momentin, asnjë nga 32 anëtarët nuk e arrin pragun prej pesë për qind, ndërsa tetë vende nuk kanë për mbrojtje as dy për qind të PBB-së. SHBA vitin e kaluar kanë marrë pjesë me 64 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të Aleancës.
Qëllimi i samitit në Hagë, i pari i Trampit që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, është shpërndarja e barabartë e barrës dhe shqyrtimi i rregullt i masave të zbatuara.
Nga ata që ndajnë më shumë, Polonia është më afër objektivit me 4,1 për qind dhe planifikon 4.7 përqind në vitin 2025. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë me 3,7 për qind dhe Estonia me 3,4 për qind. Vende të tjera, përfshirë Italinë dhe Spanjën, kanë arritur së fundmi pragun prej dy përqindësh.
Njëkohësisht, planifikohet edhe rritje e prodhimtarisë ushtarake-industriale dhe reforma për menaxhim efikas me NATO-s. sa/