Figaro: Zelenski nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll, delegacioni ukrainas - po
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk do të marrë personalisht pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë që mbahen sot në Stamboll, konfirmuan nga Qeveria ukrainase, raporton "Figaro" francez.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:07, 15 maj, 2025
Paris, 15 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk do të marrë personalisht pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë që mbahen sot në Stamboll, konfirmuan nga Qeveria ukrainase, raporton "Figaro" francez.
"Presidenti vendosi se sot Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet me Rusinë në Stamboll", deklaroi një zyrtar i lartë ukrainas, duke shtuar se përbërja e delegacionit ende është në fazën e finalizimit.
Sipas burimeve franceze, Zelenski tha se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen në Stamboll sepse "nuk është në nivel presidencial", duke aluduar në faktin se delegacionin rus nuk e udhëheq presidenti Vladimir Putini.
Bisedimet e paqes udhëhiqen me ndërmjetësimin e Turqisë, ndërsa pritet prania e delegacioneve zyrtare nga të dyja palët. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s