• e premte, 05 dhjetor 2025

Turqia do të vendosë mekanizëm për dorëzimin e armëve të PPK-së

Turqia do të vendosë mekanizëm për dorëzimin e armëve të PPK-së

Ankara, 15 maj 2025 (MIA) - Turqia do të vendosë një mekanizëm të koordinuar për dorëzimin e armëve të Partisë militante Punëtore Kurde (PPK), pasi kjo organizatë e armatosut vendosi të shpërbëhet dhe të ndërpresë luftën e armatosur, publikoi Ministria turke e Mbrojtjes, njoftoi agjencia Anadolia.

Ministria e Mbrojtjes njofton se institucionet shtetërore kompetente do të bashkëpunojnë me kolegët në vendet e rajonit me qëllim që të vendoset një mekanizëm për dorëzimin e armëve.

Mediat britanike përkujtojnë se PPK mbi katër dekada është në konflikt të armatosur me shtetin turk, ndërsa grupi të hënën e publikoi vendimin e saj për shpërbërje dhe ndërprerje të luftës së armatosur.

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, në të njëjtën kohë tha se vendi i tij pret që edhe grupi militant kurd sirian JPG ta respektojë marrëveshjen që grupi e ka lidhur me Qeverinë siriane, sipas të cilit duhet të integrohet në forcat e armatosura të Sirisë fqinje.

Turqia e konsideron JPG-në për degë të PPK-së, e cila, gjithashtu, ishte përfshirë në një konflikt me shtetin turk.

"Deri më tani, JPG-ja nuk është zotuar të ndërmarrë asnjë hap. Presim që këto hapa të zbatohen në praktikë", tha Fidan në një konferencë për shtyp gjatë takimit joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalia.

Ai shtoi se stabiliteti në Siri kërkon një qeveri të bashkuar dhe forca të armatosura legjitime të bashkuara.

JPG udhëhiqet nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilat kontrollojnë një pjesë të madhe të verilindjes së pasur me naftë në Siri dhe në mars nënshkruan marrëveshje me Damaskun për t'u bashkuar me institucionet e reja shtetërore të Sirisë.

Sipas marrëveshjes, pikat kufitare, aeroportet, si dhe fushat e naftës dhe të gazit nën kontroll të SDF-së duhet të administrohen nga Damasku deri në fund të vitit, por mënyra e integrimit të operacionit ushtarak të SDF-së në armatën siriane ende nuk është sqaruar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR