Edrogan: Turqia është e gatshme për takim me Zelenskin dhe Putinin kur të jenë gati
- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha sot se vendi i tij është i gatshëm të presë presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski dhe presidentin rus, Vladimir Putin, "kur të jenë gati për një takim".
- Post By Sara Ademi
- 20:51, 15 maj, 2025
Ankara, 15 maj 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha sot se vendi i tij është i gatshëm të presë presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski dhe presidentin rus, Vladimir Putin, "kur të jenë gati për një takim".
Gjatë takimit të tij me Zelenskin në Ankara, Erdogan e vlerësoi situatën aktuale si një mundësi historike për të filluar negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shprehu mbështetjen e fortë të Turqisë për dialogun, si në nivelin teknik ashtu edhe në nivelin më të lartë të lidershipit.
Ai përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të pritur një samit të mundshëm midis Putinit dhe Zelenskit dhe theksoi se Ankaraja i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së kanaleve të hapura të komunikimit midis Moskës dhe Kievit.
Delegacioni rus në negociatat në Stamboll kryesohet nga ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinski.
Takimi midis presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili zgjati dy orë e 45 minuta në kompleksin presidencial dhe ishte i mbyllur për mediat, përfundoi në Ankara, raportoi Anadolu.
Në takim morën pjesë edhe ministri turk i Mbrojtjes, Jashar Gyler, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Ibrahim Kalin dhe këshilltari presidencial për politikë të jashtme dhe siguri, Akif Çagataj Kiliç. sa/
foto: EPA