Zelenski: Nëse arrihet armëpushim në nivel teknik, takimi me Putinin është i panevojshëm
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha sot pasdite se nëse sot arrihet një armëpushim në nivel teknik, takimi me presidentin rus Vladimir Putin është i panevojshëm.
- Post By Sara Ademi
- 19:14, 15 maj, 2025

Ankara, 15 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha sot pasdite se nëse sot arrihet një armëpushim në nivel teknik, takimi me presidentin rus Vladimir Putin është i panevojshëm.
Ai tha gjithashtu se nëse Rusia nuk tregon gatishmëri për të folur, duhet të ushtrohet më shumë presion mbi Moskën, raportuan mediat britanike.
Zelenski vuri në dukje se delegacioni ukrainas në bisedimet e paqes në Stamboll do të kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, ndërsa ai vetë nuk do të marrë pjesë në takim sepse presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm, por do të dërgojë një delegacion "të nivelit më të ulët".
Zelensky, pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara, tha se Kievi është gati për një armëpushim 30 ditor pa kushte me Moskën. sa/
foto: EPA