• e hënë, 01 korrik 2024

Nuk kaloi as kandidati i tretë për kryetar të Gjykatës Kushtetuese

Nuk kaloi as kandidati i tretë për kryetar të Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Nuk kaloi as kandidati i tretë në vazhdimin e seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës, konfirmojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për gjykatësin kushtetues Osman Kadriu.

Ky ishte tentimi i tetë i pasuksesshëm i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhin kryetarin. Paraprakisht të enjten dhe të premten, dështuan gjashtë tentimet për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës, ndërsa sot gjykatësja Ana Pavlovska Daneva e tërhoqi kandidaturën e saj, por kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva nuk e mori shumicën e nevojshme.

"Me qëllim që të mos vjen shteti në krizë kushtetuese, u tërhoqa dhe kërkova nga Gjykata të votojë sipas parimit të meritokracisë, përkatësisht vetëm sipas kualifikimeve profesionale dhe kapaciteteve të menaxhimit të kandidatëve. Gjykatësja Vadiq mbeti kandidatja e vetme", thotë në deklaratë për MIA-n gjykatësja Pavlovska Daneva.

Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese duhet ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.

Sipas Rregullores, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetar të Gjykatës nga radhët e gjykatësve me një shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë.

Pas përfundimit të mandatit të Kacarskës, dhe kandidaturave të pasuksesshme të Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, pritet  kandidatura e ndonjërit nga gjykatësit aktual në Gjykatën Kushtetuese i cili do të duhet ta marrë funksionin e kryetarit - Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Elizabeta Dukovska dhe Jadranka Daboviq Anastasovska.

Çdo gjykatës mund të propozojë një kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Propozimi për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet nga një komision prej tre gjyqtarëve të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjykatësve.

Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR