• e diel, 22 dhjetor 2024

Mucunski - Tiganj: U konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin ekonomik

Mucunski - Tiganj: U konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin ekonomik

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj, në takimin e sotëm, konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat do të avancohen dhe thellohen në të ardhmen me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, kumtoi MPJ-ja. 

Tema e bisedimeve ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku bashkëbiseduesit ranë dakord se zgjerimi i Unionit do të jetë një nxitje jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe me interes thelbësor për vendet anëtare.

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë u theksua nevoja për të punuar bashkërisht dhe intensivisht në drejtim të përshpejtimit të procesit tonë të integrimit evropian. ls/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR