• e martë, 02 korrik 2024

Nga mesnata benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysëm denari

Nga mesnata benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysëm denari

Shkup, 1 korik 2024 (MIA) - Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë rritet për gjysëm denari për një litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.

Siç shtohet nga Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), po rritet çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS për 0,080 denarë për një kilogram.

Nga data 2.7.2024, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

- Benzina - EUROSUPER BS - 95 - 83.00 (denarë/litër)

- Benzina - EUROSUPER BS – 98 - 85,00 (denarë/litër)

- Disel derivate - EURODIESEL BS (D-E V) - 76,50 (denarë/litër)

- Vaji për djegie - Ekstra i lehtë 1 (EL-1) - 75.00 (denarë/litër)

- Mazuti M-1 NS - 48.008 (denarë/kilogram).

Nga KRRE-ja thonë se këto janë çmimet maksimale të karburatëve të naftës nga ora 00:01 më 2 korrik 2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë dhe tregtarët e derivateve të naftës dhe karburanteve për transportit mund t'i formojnë çmimet e produkteve të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport edhe më ulët se çmimet më të larta të përcaktuara. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR