• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gruaja, mbi të cilën ra një dru në Shkup, është jashtë rrezikut për jetën

Gruaja, mbi të cilën ra një dru në Shkup, është jashtë rrezikut për jetën

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Gruaja rreth të pesëdhjetave, mbi të cilën sot pasdite ra një dru në afërsi të "Universitetit Evropian", është jashtë rrezikut për jetën, ka konfirmuar për MIA-n, dr. Dragan Panov nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.

"Ekipi ynë me ndihmën e zjarrfikësve e ndihmuan. Ajo nuk kishte lëndime të dukshme të jashtme. U ankua për dhimbje të shpinës dhe trupit, pas së cilës u dërgua në klinikë për vëzhgim. Duhet të bëhen incizime për të parë nëse ka ndonjë frakturë, sqaroi ai për MIA-n.

Nga Qendra për menaxhimim me kriza informojnë se nga era e fortë, pasditen e sotme ka drunjë të rënë në disa lokacione në kryeqytetin e vendit. 

 Sinoptikanët për pjesën tjetër të ditës kanë paralajmëruar reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, breshër dhe erë të fortë mbi 70 kilometra në orë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR