• e martë, 02 korrik 2024

Mucunski u takua me ambasadorin hungarez Klain

Mucunski u takua me ambasadorin hungarez Klain

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klain.

"Mucunski dërgoi urime për marrjen e kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Hungarisë, duke shprehur kënaqësi që politika e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë në mesin e qëllimeve me prioritet. Ishte shprehur edhe pritja e ndërsjellë për progres të vendit në rrugën e integrimeve evropiane gjatë kryesimit hungarez, si dhe angazhimi për bashkëpunim mes të dyja vendeve në atë drejtim", informojnë nga MPJ.

Në takim, ministri Mucunski ka theksuar se në vitin kur me Hungarinë shënojmë jubile të rëndësishëm - 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të vazhdojnë angazhimet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit. 

Të dyja palët, folën edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, duke theksuar kontributin e përbashkët për ruajtjen e qëndrueshmërisë së përgjithshme transatlantike. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ngjarjet rajonale, si dhe për temat aktuale të politikës së jashtme. fc/

Fotografia: MPJ 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR