• e premte, 17 maj 2024

Nuk do të rishqyrtohet neni i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor që rregullon pensionin më të lartë në shtet

Nuk do të rishqyrtohet neni i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor që rregullon pensionin më të lartë në shtet

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 230 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, që do të thotë se nuk do të rishikohet kushtetutshmëria e dispozitës që përcakton pensionin më të lartë.

"Gjykata konstatoi se fillimi i procedurës më 11 maj të vitit 2021 është bazuar në gjendje të gabuar faktike dhe vendosi që procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së kontestuar të ndërpritet në pajtim me nenin 47 paragrafi 3 të Rregullores së punës, njoftoi sot pasdite shërbimi për shtyp i Gjykatës Kushtetuese.

Siç sqarojnë, Gjykata Kushtetuese ka pasur parasysh parimet e drejtësisë sociale dhe solidaritetit të gjeneratave të gjeneratave të përcaktuara në nenin 3 të ligjit, në bazë të të cilave realizohen të drejtat në rastin e pleqërisë, invaliditetit, vdekjes dhe dëmtimit fizik në shtyllën e parë të pensionit, ndërsa me shtyllën e dytë pensionale të drejtat realizohen në pajtim me ligjin që rregullon sigurimin e detyrueshëm pensional të financuar nga kapitali. 

Gjykata, qëndron në njoftim, se në shumë lëndë është vendosur që kufizimi i masës maksimale të pensionit nuk mund të konsiderohet i tepërt ose i paarsyeshëm, sepse pavarësisht kufizimit, personat e siguruar për të cilët zbatohet kjo dispozitë janë pensionistë me të ardhurat nga pensionet më të larta në vend.

Përmbajtja e nenit 230 paragrafi 1 i kontestuar thotë: Për personat e siguruar të cilët nuk i janë bashkuar sigurimit të detyrueshëm pensional të financuar me kapital, pensioni më i lartë nuk mund të jetë më shumë se 80 për qind deri në vitin 2015, ndërsa pas vitit 2015 jo më shumë se përqindjet e përcaktuara në nenin 52 paragrafi (1) të këtij ligji nga paga mesatare neto e fituar në Republikë në vitin paraprak është rritur për 2,7 herë. (2) Pensioni më i lartë i përcaktuar nga paragrafi (1) i këtij neni nuk përcaktohet përsëri dhe më tej harmonizohet me përqindjen me të cilën harmonizohen edhe pensionet e tjera.

Parashtruesit e nismës janë Zorka Zlatanoviq, Jadranka Mërshiq dhe Dimitar Pejçinovski, të gjithë nga Shkupi, përmes të autorizuarit Igor Spirovski, avokat nga Shkupi. qa

 

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR