Mickoski: Nuk do të lejoj që pronarët e veledrogerive të pasurohen në llogari të shëndetit të qytetarëve
- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ribalancimi i Buxhetit nuk shkurtohen mjetet nga shëndetësia. Prioritet i Qeverisë, siç tha sot, do të jetë përfundimi i ndërtimit të spitaleve klinike në Shtip dhe Kërçovë, për të cilin tashmë është biseduar me një kompani.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:22, 20 korrik, 2024
Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ribalancimi i Buxhetit nuk shkurtohen mjetet nga shëndetësia. Prioritet i Qeverisë, siç tha sot, do të jetë përfundimi i ndërtimit të spitaleve klinike në Shtip dhe Kërçovë, për të cilin tashmë është biseduar me një kompani.
"Tashmë jemi duke punuar me një kompani dhe do ta bëjmë sipas një modeli ekonomik që nuk do të thotë dyshime për krim, ligje të veçanta speciale. Do të ketë një procedurë transparente, tenderimi do të jetë në përputhje me ligjin. Shkurtohet aty ku është dashur të shkurtohet, e kjo është të mos shkurtohet te pacientët me kancer, të mos paguhen kompensimet për drejtorët organizativë, të mos shkurtohet kujdesi për njerëzit që kanë nevojë", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së sotme në Trubarevë.
Sipas tij, gjendja në shëndetësi është apokaliptike dhe thotë se përderisa ai është kryetar i Qeverisë, nuk do të lejojë që pronarët e veledrogerive të pasurohen në llogari të shëndetit të qytetarëve.
"Personalisht do t'i shikoj faturat e Doganës kur të importohen barna në mënyrë që individët të mos rezervojnë shuma jo normale në llogari të shëndetit të qytetarëve", tha Mickoski.
Lidhur me akuzat e opozitës se ribalanci i buxhetit është i pazhvilluar, Mickoski tha se qëllimi i LSDM-së dhe BDI-së është të shpikin dhe të kritikojnë.
Ai ptencoi se këtë verë do të merren me stabilizimin e situatës, ndërsa nga shtatori do të merren me atë që ka bërë qeveria e kaluar.
Për kredinë që duhet të marrë vendi nga Hungaria dhe cili është motivimi i Qeverisë hungareze për të na dhënë një kredi të tillë, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht, por falënderoi, siç tha, të gjithë ata që na ndihmojnë në kushte kur kjo ndihmë na nevojitet. Paralajmëroi se së shpejti do të merret edhe vendiim për Planin e Rritjes së BE-së dhe se edhe prej andej vendi do të marrë mjete financiare.
Foto: Arkivi i MIA-s