• e diel, 21 korrik 2024

Arrestohet grabitësi nga Tetova

Arrestohet grabitësi nga Tetova

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, mbrëmë në orën 21.05 nëpunës policorë të Stacionit Policor Gjorçe Petrov e kanë privuar nga liria M.N. (25) nga Tetova.

Nga MPB-ja sot kumtuan se ai është kërkuar me urdhër lokal i lëshuar nga SPB Tetovë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 18.07.2024 në tri raste me anë të kërcënimit ndaj pronarit në objekt shitjeje në Tetovë dhe me sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij ka marrë të holla nga qarkullimi ditor.

 Personi është dorëzuar  në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR