• e diel, 15 dhjetor 2024

Reagim i Ivanovskës për "Pasaportat diplomatike": Befason konstatimi se ecja në këmbë, ngasje biçikletë apo përdorimi i transportit publik është populizëm i pastër

Reagim i Ivanovskës për

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Ish-kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska në emër të të gjithë anëtarëve të përbërjes së mëparshme të KSHPK-së, ka reaguar në kumtesën e KSHPK-së me rastin e "Pasaportave Diplomatike" dhe, siç ka shkruar ajo në Fejsbuk,   është përgjegjësi e mediave që ta monitorojnë punën e institucioneve dhe të funksionarëve  dhe  në kohë dhe plotësisht ta njoftojnë opinionin. 

Si ish-anëtarë, shkruan Ivanovska, nuk kemi ndikim as në punën e Komisionit dhe as në punën e mediave. Raportet për punën e përbërjes së mëparshme të KSHPK-së, si dhe raportet e Komisionit Evropian dhe organizatave dhe organeve të tjera ndërkombëtare, thekson ajo, tregojnë gjegjësisht e vlerësojnë punën e Komisionit gjatë mandatit tonë. 

 "Fakti që nuk kishim pasaporta diplomatike dhe makina zyrtare kurrë nuk na pengoi  në kohë të mbërrijmë dhe në mënyrë aktive të marrim pjesë në të gjitha sesionet e skriningut  me KE-në në Bruksel. Befason konstatimi se ecja në këmbë, ngasja biçikletë ose të përdorësh transportin publik është populizëm i pastër.

  Mbi çfarë baze apo kriteri ky zakon i yni që e praktikojmë edhe para edhe pas mandatit është vlerësuar si populizëm. Kjo është një fyerje për të gjithë funksionarët  e ndërgjegjshëm të cilët i trajtojnë me kujdes paratë e popullit dhe për të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm që respektojnë vlerat evropiane dhe kujdesen për mjedisin jetësor, publikoi  Ivanovska në profilin e saj në Fejsbuk.  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR