• e diel, 21 korrik 2024

Konkurse për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025

Konkurse për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli konkurset për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë dhe të tretë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025, për të cilët afati i aplikimit është 15 shtator 2024.

Të drejtë të konkurrojnë kanë studentët të cilët janë pranuar në ciklin e dytë të studimeve  (magjistraturë) ose të ciklit të tretë të studimeve (doktoraturë) në njërin nga dhjetë Universitetet e ranguara nga të gjitha sferat, përkatësishtë në njërin nga 100 universitetet e ranguara nga shpallja e fundit të Listë së Shangait  nga fushat:  e inxhinerisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës për ushqim, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinerisë së informcionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës.

"Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në vlerë më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara). Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit, është cekur në konkurese.

Janë cekur edhe dokumentet e kërkuara për aplikim dhe mënyra e aplikimit të kandidatëve derisa konkurset janë të hapura - deri më 15 shtator 2024.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR