• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy pilotët të pensionuar në mënyrë aktive përfshihen në shuarjen e zjarreve

Dy pilotët të pensionuar në mënyrë aktive  përfshihen në shuarjen e zjarreve

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Vasko Mihalçev dhe Stoje Arsovski, janë dy pilotët në pension, të cilët janë kthyer në punë për shkak të mungesës së pilotëve të trajnuar për të drejtuar aeroplanët zjarrfikës "Er Traktori".

Të dy janë përfshirë në shuarjen e zjarreve që janë aktive prej dhjetë ditë në territorin e shtetit. 

Në rrjetet sociale publikohen çdo ditë  fotografi me fjalë lavdëruese për ta. 

 Ata u kthyen në punë me vendim të Qeverisë pasi iu ofruan marrëveshje të reja.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, më 12 korrik në një deklaratë për MIA-n ka konfirmuar se marrëveshjet  me dy pilotët janë nënshkruar dhe se ata do të angazhohen në shuarjen e zjarreve. 

Për mungesën e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, MIA ka shkruar që në prill të këtij viti.  Me titull "Mungesë kritike të pilotëve në DMSH -  ballafaqimi me zjarret pyjore  këtë verë do të jetë sfidë shtesë", MIA-a më pas në një bisedë me drejtorin e DMSH-së publikoi se nga tre pilotët që Drejtoria kishte në dispozicion, sivjet mbetet vetëm me një pilot, sepse dy i kanë plotësuar kushtet për pension pleqërie.

 Foto: Fejsbuk

 

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR