• e diel, 07 korrik 2024

Një shpërthim i silosit në Brazilin jugor, të paktën tetë të vdekur

Një shpërthim i silosit në Brazilin jugor, të paktën tetë të vdekur

Kuritiba, 27 korrik 2023 (MIA) - Të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa edhe një tjetër është zhdukur pas një shpërthimi të një silosi në një kooperativë bujqësore në Brazilin jugor, njoftoi sot qeveria e shtetit federal të Paranës.

Shpërthimi ka ndodhur në një kooperativë në qytetin e Palotina, rreth 600 kilometra larg kryeqytetit të Paranës, Kuritiba. 

Shkaku i shpërthimit  ende nuk dihet.

 Parana është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithërave në Brazil.

Foto: Tuiter

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR