• e shtunë, 29 qershor 2024

Një nxënës dhe drejtori i një shkolle të mesme në Athinë sulmohen nga një person me çekiç dhe thikë

Një nxënës dhe drejtori i një shkolle të mesme në Athinë sulmohen nga një person me çekiç dhe thikë

Athinë, 26 mars 2024 (MIA) - Me çekiç dhe thikë, një person 19-vjeçar ka hyrë në një shkollë të mesme në Athinë dhe e ka lënduar drejtorin dhe një nxënës, të cilët janë dërguar në spital, ndërsa autori u arrestua, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Jozyrtarisht, sulmuesi herët në mëngjes ka hyrë në shkollë dhe me çekiç e ka sulmuar nxënësin, ndërsa menjëherë pastaj me thikë e ka sulmuar edhe drejtorin, ndërsa dy të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.

Sipas mediumeve greke, sulmuesi, me prejardhje nga Gjeorgjia e ka sulmuar nxënësin me prejardhje nga Nigeria, pasi ka qenë në konflikt me vëllaun e tij, ndërsa drejtori ka pësuar në tentim që ta pengojë sulmuesin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR