• e premte, 05 dhjetor 2025

Një i vdekur në sulmin e ri ajror izraelit në Liban

Një i vdekur në sulmin e ri ajror izraelit në Liban

Bejrut, 12 korrik 2025 (MIA) - Së paku një person e humbi jetën sot në sulmin e ri ajror izraelit në Libanin jugor, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Dje me disa sulme të ngjashme gjithashtu e humbi jetën një person.

Sulmi i ri u krye edhe përkundër marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah, e cila hyri në fuqi më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Sulmi u krye në qytetin Al Hijam, kumtoi Minsitria e Shëndetësisë e Libanit. Armata izraelite tani për tani nuk ka komentuar.

Marrëveshja për ndërprerje të zjarrit parasheh që hezbollahu t'i tërheqë forcat e veta dhe ta çmontojë tërë infrastrukturën e vet ushtarake në Libanin jugor. Armata izraelite mban pesë pozicione në këtë pjesë të vendit fqinj.

Presidenti libanez, Zhozef Aun dje përjashtoi çfarëdo lloj mundësie për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin në këtë fazë, por në të njejtën kohë theksoi se sa është me rëndësi që dy shtetet fqinje të jetojnë në paqe. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR