• e diel, 22 dhjetor 2024

Një burrë në Athinë qëllohet në makinë me të paktën 15 plumba

Një burrë në Athinë qëllohet në makinë me të paktën 15 plumba

Athinë, 2 korrik 2024 (MIA) - Në një lagje në pjesën veriore të Athinës, mëngjesin e sotëm një 54-vjeçar është gjetur i plagosur për vdekje nga një armë zjarri në një makinë dhe sipas informacioneve fillestare jozyrtare, është qëlluar me të paktën 15 plumba, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Me siguri burri është vrarë nga një distancë e afërt, nga një person që udhëtonte me motoçikletë dhe ende nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunëtor.

 Vrasja ka ndodhur pak para orës 8:30 të mëngjesit, ndërsa viktima sëbashku edhe me një tjetër person kishin firmë për studime topografike.

 Sipas audio materialit të një kamere sigurie të publikuar nga mediat greke, dëgjohen rreth 15 të shtëna, një pauzë e shkurtër dhe disa të shtëna të tjera, çka tregon për një likuidim mafioz.

 Shkaqet dhe motivet e vrasjes, aktualish nuk dihen, ndërsa policia po vijon hetimet.

 Gazeta "Katimerini" shkruan se sipas informatave të tyre, 54 vjeçari ka denoncuar para disa vitesh në polici se është sulmuar fizikisht. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR