Fon der Lajen: Ky është moment kthese për Evropën kur nevojiten masa të rëndësishme dhe unitet
- Ky Këshilli evropian që po mbahet në një kohë mjaft të rëndësishme, kur nevojiten masa të rëndësishme, për çka nevojitet unitet, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen para fillimit të Samitit të sotëm special të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes së Evropës.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:43, 6 mars, 2025

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Ky Këshilli evropian që po mbahet në një kohë mjaft të rëndësishme, kur nevojiten masa të rëndësishme, për çka nevojitet unitet, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen para fillimit të Samitit të sotëm special të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes së Evropës.
"Ky është moment kthese për Evropën. Ukraina është pjesë e familjes sonë evropiane dhe ky është moment kthese edhe për Ukrainën. Evropa po përballet me rrezik të qartë dhe aktual dhe prandaj duhet të jetë e aftë ta mbrojë veten", tha Fon der Lajen e shoqëruar nga kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
Sipas Fon der Lajen, BE-ja duhet t'i mundësojë Ukrainës të mbrohet dhe të arrijë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, sepse dëshiron "paqe përmes përforcimit".
Lajen theksoi se në këtë mënyrë me armatosjen e sërishme të Evropës riarmatoset edhe BE-ja, por edhe Ukraina dhe lufta e saj ekzistenciale për sovranitet dhe integritet territorial.
"Ky është moment shumë i rëndësishëm të treojmë se i qëndrojmë afër Ukrainës për aq gjatë sa të nevojitet", theksoi kryetarja e KE-së. ab/
Fotо: EPА