• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koshta: BEI do të luajë rol kyç për sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës

Koshta: BEI do të luajë rol kyç për sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Në ndryshimet aktuale gjeopolitike, duhet të shohim mbi mundësinë e krijimit të Evropës për mbrojtje, me resurse të reja, rezerva dhe investime, porositi sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në video fjalimin e Forumit vjetor të Bankës Evropiane Investuese (BEI) që mbahet në Luksemburg. 

"BEI do të ketë rol të rëndësishëm. Roli juaj ishte kyç në tranzicionin digjital, energjetik dhe klimatik, tani ju do të keni një rol kyç në sigurinë dhe mbrojtjen tonë", theksoi Koshta në fjalim, duke kërkuar falje që nuk mund të merrte pjesë drejtpërdrejt në Forum për shkak të angazhimeve të tij rreth Samitit të posaçëm të sotëm të BE-së në Bruksel, kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe sigurisë evropiane.

Koshta theksoi se është e një rëndësie të veçantë përshtatja e mëtejshme e praktikave të kreditimit të BEI-t për të dhënë më shumë kredi për sektorin e mbrojtjes, me qëllim që paqja dhe siguria e Evropës të bëhet objektiv i ri i politikave publike të BEI-t dhe që ato të përafrohen me prioritetet e reja politike të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, për të kapërcyer hendekun e inovacionit dhe produktivitetit në BE, tani është koha e përkryer për t'ia lehtësuar jetën industrisë, pa hequr dorë nga tranzicioni i gjelbër dhe gjithëpërfshirës dhe duke integruar tregjet evropiane të kapitalit dhe kanalizimin e kursimeve në investime produktive, duke e bërë kështu tregun e vetëm evropian më inovativ.

"Ky vit 2025 duhet të jetë vit kur duhet të reflektojmë, për sigurinë, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm", shtoi Koshta në video fjalimin e Forumit të BEI-t. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR