• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Polonia po punon për të hequr praktikën e llogaritjes dimërore dhe verore të kohës

Polonia po punon për të hequr praktikën e llogaritjes dimërore dhe verore të kohës

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Presidenca polake me Këshillin e BE-së angazhohet për heqjen e praktikës së ndryshimit të orës dimërore dhe verore dhe për vendosjen e një zone të vetme kohore gjatë gjithë vitit, deklaroi ministri polak për zhvillim, Kzhishtof Pashik. 

Ai paralajmëroi se Polonia po ndërmerr hapa konkretë për të shfuqizuar këtë praktikë gjatë presidencës aktuale me BE-në.

Pashik në dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se ndryshimi i Direktivës së ndryshimit të llogaritjes së kohës nga viti 2018 do të jetë një nga qëllimet e presidencës polake me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtj viti. 

Sipas tij, heqja e zhvendosjes sezonale të akrepave të orës është një “çështje sociale dhe ekonomike”.

Pashiq, siç transmetoi gazeta polake “Fakt”, ka deklaruar se tashmë këtë çështje e ka diskutuar me Komisionerin Evropian për Transport dhe Turizëm Apostolos Xixixkostas dhe e ka “bindur” atë që të mos e heqë ndryshimin e Direktivës nga programi i punës së Komisionit për vitin 2025.

"Për shkak të lidhjeve ekonomike, është thelbësore të arrihet një konsensus midis të gjitha vendeve anëtare të BE për këtë çështje," shtoi Pashik.

Ndryshimi tjetër i orës do të ndodhë natën mes 29 dhe 30 marsit, kur orët do të zhvendosen një orë përpara në orën 2 të mëngjesit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR