Zelenski: Me mbështetjen nga BE-ja, Ukraina ndjen se nuk është vetëm
- Ukraina i është mirënjohëse Bashkimit Evropian për mbështetjen e saj të fuqishme mu prej fillimit të luftës dhe gjatë tërë kësaj periudhe, si dhe gjatë javës së kaluar, porositi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski para fillimit të Samitit të sotëm special të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes së Evropës, ku është i ftuar si mysafir.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:59, 6 mars, 2025

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Ukraina i është mirënjohëse Bashkimit Evropian për mbështetjen e saj të fuqishme mu prej fillimit të luftës dhe gjatë tërë kësaj periudhe, si dhe gjatë javës së kaluar, porositi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski para fillimit të Samitit të sotëm special të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes së Evropës, ku është i ftuar si mysafir.
"Ju qëndruat me ne. U jam shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë", tha Zelensski i shoqëruar nga kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
Sipas Zelenskit, me rëndësi jasshtëzakonisht të madhe është që BE-ja i dërgoi "sinjal të fuqishëm" popullit ukrainas, luftëtarve, civilëve dhe të gjitha familjeve ukrainase se nuk janë vetëm.
"E ndjejmë dhe e dimë atë. Ai është snjaë për rritje të prodhimit tonë (mbrojtës) dhe për përforcimin e sigurisë sonë. Ato janë vendime të rëndësishme", shtoi Zelenski. ab/
Foto: ЕPА