• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Rusia dhe Ukraina menjëherë fillojnë negociata për përfundimin e luftës

Tramp: Rusia dhe Ukraina menjëherë fillojnë negociata për përfundimin e luftës

Uashington, 19 maj 2025 (MIA) - Sapo përfundova bisedë dyorëshe me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin. Besoj se kaloi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim, dhe që është edhe më me rëndësi - për FUND të luftës. Kushtet për këtë do të dakordohen mes dy palëve, sepse kjo është e vetmja mënyrë që mund të ndodhë - ata i dinë hollësirat e negociatave që askush tjetër nuk mund t’i dijë. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Të mos e bënin këtë, do ta kisha thënë tani, e jo më vonë, shkroi amerikan Donald Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social", në reagimin e tij të parë pas bisedës me homologun e tij rus.

“Rusia dëshiron TREGTI të madhe me SHBA-në kur të mbarojë kjo ‘gjakderdhje’ katastrofike dhe unë pajtohem me këtë. Ekziston një mundësi e madhe për Rusinë që të krijojë shumë vende pune dhe pasuri. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po ashtu, Ukraina mund të jetë një fituese e madhe në tregti, gjatë rindërtimit të vendit të tyre”, shkroi Tramp.

Sipas presidentit amerikan, negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë.

“I informova presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidentin francez, Emanuel Makron, kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni, kancelarin gjerman, Fridrih Merc dhe presidentin finlandez, Aleksander Stub për këtë - të gjithë ata biseduan me mua menjëherë pas bisedës sime me presidentin Putin”, shtoi ai.

"Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka shprehur interes të madh për të qenë nikoqir i bisedimeve. Le të fillojë procesi!", ka shkruar Tramp në "Truth Social", menjëherë pas bisedës telefonike me Putinin. bsh/

Foto: Skrinshot nga Truth Social

QËNDRONI TË LIDHUR