Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë përmes postës eletronike
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë kërcënim me jetë përmes postës elektronike. Rastin për mediumet e Kosovës e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
- Post By Besnik Shuki
- 20:56, 19 maj, 2025
Prishtinë, 19 maj 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë kërcënim me jetë përmes postës elektronike. Rastin për mediumet e Kosovës e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.
Kupina në deklaratë për media tha se shumica e kërcënimeve janë bërë publikisht, madje edhe në emisione televizive dhe se "autorët shpesh janë të identifikueshëm me emër e mbiemër, por prapëseprapë nuk janë marrë masa".
"Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen, por përkundrazi, inkurajohen”, tha Kupina. bsh/