• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Meloni e ka përshëndetur gatishmërinë e Papa Leon XIV për t'u bërë nikoqir i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës

Meloni e ka përshëndetur gatishmërinë e Papa Leon XIV për t'u bërë nikoqir i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës

Romë, 19 maj 2025 (MIA) - Liderët evropianë dhe amerikanë e kanë përshëndetur gatishmërinë e Papa Leonit XIV për të qenë nikoqir i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Vatikan, deklaroi sot kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni.

Kabineti i kryeministres konfirmoi se liderët evropianë, duke përfshirë edhe presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, presidentin francez, Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman, Fridrih Merc, kanë biseduar me Donald Trampin pas bisedës së tij telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Në kumtesë për mediumet nga zyra e Mellonit thuhet: "Në vijim janë përgatitje për fillimin urgjent të negociatave midis palëve, që mund të çojnë në armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të krijojnë kushte për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Në këtë kontekst, u vlerësua pozitivisht gatishmëria e Atit të Shenjtë për të qenë nikoqir i negociatave në Vatikan. Italia është e gatshme të kontribuojë në lehtësimin e kontakteve dhe të punojë drejt arritjes së paqes". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR