• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ministrat e BE-së do të bisedojnë për luftën në Ukrainë, Lindjen e Afërt dhe kapacitetet mbrojtëse

Ministrat e BE-së do të bisedojnë për luftën në Ukrainë, Lindjen e Afërt dhe kapacitetet mbrojtëse

Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të takohen për të biseduar për luftimet rrjedhëse në Ukrainë, kapacitetet mbrojtëse të bllokut dhe eskalimin e tensioneve në Lindjen e Afërt.

Ministrat e punëve të jashtme duhet zyrtarisht ta nënshkruajnë pakon e 17-të të sanksioneve të BE-së ndaj Moskës prë shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, të kahëzuar drejt të ashtuquajturës flotë ruse në hije, transmetoi DPA.

Këto anije shpesh të pasiguruara me prinësi të paqartë e ndihmojnë Moskën për t'i evituar kufizimet perëndimore të çmimit të naftës.

Sanksione personale siç janë ndalesa për hyrje në BE dhe ngrirje të pronës janë paraparë në mbi dhjetëra raste. Gjithashtu, ekzistojnë plane që të targetohen disa dhjetëra kompani të cilat janë të përfhsira në anashkalimin e sanksioneve ruse.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha pritet të tkaohet me kolegët e tij nga BE-ja përmes video-lidhjes, pasi që negociatat mes përfaqësuesve ukrainas dhe rusë për ndërprerje të zjarrit, propozuar nga Kievi, nuk dhanë rezultate konkrete.

Ministrat e jashtëm do të bisedojnë edhe për ngjarjet më të reja në Lindjen e Afërt, përfshirë Rripin e Gazës dhe Sirinë.

Ministrat e mbrojtjes do të fillojnë diskutimin për mbështetjen ushtarake të BE-së për Ukrainën.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të kyçet në konsultime përmes video-lidhjes, prderisa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, mark Rute pritet personalisht të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel.

Ministrat e mbrojtjes gjithashtu do të bisedojnë për atë se si të përmirësohen kapacitetet mbrojtëse të BE-së dhe të rritet shpenzimi ushtarak, përfshirë edhe propozimin për fond mbrojtës prej 150 miliardë eurove (169 miliardë dollarë). ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR