• e premte, 05 dhjetor 2025

Anëtaret e OBSH-së votuan për marrëveshje globale për përmirësim të gatishmërisë për pandemitë

Anëtaret e OBSH-së votuan për marrëveshje globale për përmirësim të gatishmërisë për pandemitë

Gjenevë, 20 maj 2025 (MIA) - Anëtaret e Organizatës botërore të Shëndetësisë (OBSH) votuan në dobi të marrëvehsjes potencialisht revolucionare globale për përmirësim të gatishmërisë për pandemitë.

Për propozimin votuan 124 shtete, pasi që Sllovakia kërkoi votim, edhe pse kryeministri i saj, Robert Fico insistoi që vendi i tij ta kundërshtojë miratimin e marrëveshjes.

Asnjë shtet nuk votoi kundër, përderisa 11 shtete ishin të përmbajtura, përfshirë Poloninë, Izraelin, Italinë, Rusinë, Sllovakinë dhe Iranin.

"Qeveritë nga e mbarë bota i bëjnë vendet e veta dhe komunitetin tonë të lidhur mes veti më të drejtë, më të shëndoshë dhe më të sigurt nga ligjet që i sjellin patogjenët dhe viruset me potencial pandemik", deklaroi drejtori i prëjgithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.

Projekt-marrëveshja, e cila i shqyrton pabarazitë strukturore në raport me mënyrën në të cilën zhvillohen barërat apo vaksinat dhe instrumentet shëndetësore, duke i ndjekur leksionet e mësuara nga pandemia e Kovid19, e cila vrau miliona njerëz gjatë periudhës 2020-2022, do të miratohet zyrtarisht sot në mbledhje plenare të Asamblesë botërore të shëndetësisë në Gjenevë.

Ajo megjithatë nuk do të hyjë zyrtarisht në fuqi derisa nuk miratohet aneksi për ndarje të patogjenëve, që mund të zgjasë deri në dy vite, pas çka shtetet do të duhet ta ratifikojnë marrëveshjen.

Pas tre viteve të negociatave të vështira, marrëveshja është pranuar nga shumë diplomatë dhe analistë si fitore për bashkëpunimin global në kohë kur organizatat multilaterale si OBSH janë të goditura nga ulja e për4njëhershme e financimit të huaj nga SHBA-ja.

Negociuesit amerikanë i braktisën diskutimet pasi që presidenti Donald Tramp filloi procesin 12-mujor të tërheqjes së SHBA-së nga agjencia kur e mori detyrën në janar. Duke pasur parasyhs këtë, SHBA-ja nuk do të jetë e obliguar nga marrëveshja. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR