• e premte, 05 dhjetor 2025

Një 75-vjeçare nga Maqedonia e Veriut mbytet në Halkidiki

Një 75-vjeçare nga Maqedonia e Veriut mbytet në Halkidiki

Athinë, 8 gusht 2025 (MIA) – Një 75-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut u nxor pa shenja jete dje pasdite nga plazhi i Sozopolit në komunën e Nea Propontidës afër Halkidikit. Asaj i është ofruar menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u transferua në spital, por mjekët kanë konstatuar vdekjen, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Roja bregdetare greke njofton se Administrata bregdetare e Nea Mudanias është informuar se "një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut), u nxor pa shenja jete nga plazhi i Sozopolit në komunën Nea Propontida".

Pas arritjes së autoambulancës, asaj i është ofruar ndihma e parë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën shëndetësore Nea Mudania ku është konstatuar vdekja.

Ata informuan gjithashtu se në kuadër të hetimit paraprak është urdhëruar të kryhet autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Selanik.

Sipas informacioneve të MIA-s, ky është rasti i katërt me pasoja fatale të shtetasve nga Maqedonia e Veriut në plazhet greke këtë sezon.

Në dy muajt e fundit, një djalë 20-vjeçar poashtu e humbi jetën pranë Halkidikit, pastaj një grua 77-vjeçare dhe një burrë 80-vjeçar afër Kavalës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR