• e diel, 30 qershor 2024

Nga java e ardhshme temperaturat edhe më të larta, në disa vende edhe deri më 40 gradë

Nga java e ardhshme temperaturat edhe më të larta, në disa vende edhe deri më 40 gradë

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Siç njoftojnë nga DPHM-ja, nga fillimi i javës tjetër temperatura ditore gjithandej do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa pjesë juglindore edhe rreth 40 gradë.

Nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë deri në vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo ditore nga 29 deri 36 gradë. UV indeksi do të jetë 8.  .

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësirsa të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimorë. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri 34 gradë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR