• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Skandal i radhës, asnjë shqiptar në drejtim të Agjencisë për Zbulim

BDI: Skandal i radhës, asnjë shqiptar në drejtim të Agjencisë për Zbulim

Shkup, 29 qershor 2024 

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton që nuk mund të kakojë një ditë pa veprime të njëpasnjëshme skandaloze të defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe devalvimin sistematik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e humbësve të zgjedhjeve dhe qeverisë monoetnike në vend.

Pas ndryshimit të formulës së “Balancuesit” dhe zbritjen e përqindjes së shqiptarëve nga 29.5% nën 25% duke mos përfilluar rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe duke fshirë diasporën shqiptare nga të drejtat e tyre, heqjes së gjuhës shqipe nga presidenca, skandali i rradhës është mosemërimi i kuadrove shqiptar në drejtimin e Agjencisë për Zbulim.

Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë për Zbulim, ndërsa Ivana Stojanovska është zgjedhur zëvendësdrejtoreshë e këtij institucioni. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001.

Vendimet e këtilla vetëm se dëshmojmë inferioritetin e vazalëve që pa asnjë kusht të vetëm dhe pa legjitimitetin e popullit u bënë pjesë e kësaj Qeverie që do të mbahet mend për rikthimin e kohës së diskriminimit dhe shtypjes institucionale të shqiptatëve si në kohën para vitit 2001.

(Vmro)LEN po e dëshmojnë se janë vetëm spektatorë, bashkëpunëtorë të degradimit të shqiptarëve dhe pjesëmarrës në Qeveri për të kënaqur interesat e tyre klanore.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të përcjellë në çdo hap vendimet e kësaj Qeverie antishqiptare dhe do denoncojë zhbërjen e të gjitha të arritura demokratike që bashkë i arritëm në këto 23 vite.

Bashkimi Demokratik për Integrim

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR