• e hënë, 01 korrik 2024

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të thata, intensitet i rritur jashtë mjediseve urbane

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të thata, intensitet i rritur jashtë mjediseve urbane

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR