Dimitrieska-Koçoska - Ageler: Bashkëpunim i përforcuar me SHBA-në në zbatimin e reformave
- Për mbështetjen që Ministria e Financave dhe në përgjithësi vendi e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë biseduar sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.
Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Për mbështetjen që Ministria e Financave dhe në përgjithësi vendi e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë biseduar sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.
Në takimin në Ministrinë e Financave është theksuar se ky bashkëpunim do të forcohet veçanërisht në zbatimin e ardhshëm të reformave.
"SHBA-ja është partner strategjik i vendit dhe ky partneritet strategjik i cili në vazhdimës është ruajtur që nga pavarësia, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo është e rëndësishme dhe vendimtare për avancimin e proceseve demokratike në vend, sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit më të madh të vendit", tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Siç informoi Ministria e Financave, ajo shtoi se ka shumë punë përpara dhe se me përkushtim të fortë do të fillojë të zbatohen reformat që janë kyçe për të ardhmen e vendit, "ndërsa në zbatimin e atyre reformave e rëndësishme është mbështetja e partnerëve strategjikë të vendin si SHBA-ja.
"Në takimin bashkëbiseduesit iu referuan edhe mbështetjes që Ministria e financave e merr nga Thesari i SHBA-së në ndërtimin e kapaciteteve të institucionit në sigurimin e stabilitetit në financat publike dhe qëndrueshmërinë fiskale", theksohet në kumtesën. ls/
Foto: Ministira e Financave