Kreu shtetëror në drekë krishtlindjeje dhe ditës së emrit tek kreu i KOM-it, z.z. Stefani
- Kreu i Kishës ortodokse të Maqedonisë - Arqipeshkvisë së Ohrit, z.z. Stefani, sot me rastin e festave të krishtlindjes dhe ditës së emrit të tij, organizoi drekë tradicionale të krishtlindjes për kreun shtetëror.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:25, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Kreu i Kishës ortodokse të Maqedonisë - Arqipeshkvisë së Ohrit, z.z. Stefani, sot me rastin e festave të krishtlindjes dhe ditës së emrit të tij, organizoi drekë tradicionale të krishtlindjes për kreun shtetëror.
"Më 9.1.2025, dita e tretë e Krishtlindjes, kur Kisha e feston edhe kujtimin e kryedhjakut të shenjtë dhe martirit të parë Stefan, Kreu i KOM-it - Arqipeshkvisë së Ohrit z.z. Stefani, em rastin e festave të krishlindjes dhe ditës së emrit të tij, organizoi drekë festive tradicionale për kreun shtetëror. Në tryezën e krishtlindjes morën pjesë presidentja e RMV-së, zonja Gordana Siljanovska-Davkova, kryeminsitri Hristian Mickoski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe mitropoliti i Prespës-Pellagonisë, zë Petar dhe mitropoliti i Vardarit, z. Agatange", ceket në kumtesën e KOM-AO.
Kryeministri Mickoski në Fejsbuk kumtoi se sot pati nderin të marrë pjesë në drekën tradicionale të krishtlindjes, organizuar për nder të ditës së emrit të kreut të KOM-it, hirësisë së Tij, z.z. Stefanit.
"Për shumë vite", shkroi Mickoski.
Në kumtesën nga Kabineti i presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, ceket se ajo z.z. Stefanit i i dëshiroi shëndet të mirë dhe shfaqi shpresë për kryerje të mëtutjeshme me sukses të misionit të rëndësishëm të gardianit shpirtëror dhe prijësit të Kishës ortodokse maqedonase - Arqipeshkvisë së Ohrit.
Në drekën festive u potencua rëndësia e bashkimit shpirtëror dhe unitetit në ndërtimin, përfaqësimin dhe mkbrojtjen e interesave nacionale. ab/
Foto: KOM- АO