• e premte, 10 janar 2025

Është mbyllur për qarkullim ura tek lumi Vardar afër fshati Bashinë, për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria nga 50-60 metra Tetovë - Gajre, Koçanë dhe Strumicë

Është mbyllur për qarkullim ura tek lumi Vardar afër fshati Bashinë, për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria nga 50-60 metra Tetovë - Gajre, Koçanë dhe Strumicë

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale P1312, afër fshatit Bashinë është mbyllur për çdo llok qarkullimi, informoi këtë pasdite LAMM.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar për 50-60 metra nga Tetova drejt fshatir Gajre, Koçan dhe Strumicë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR