• e premte, 10 janar 2025

Askush nuk mund të thotë se bashkimi i ASK dhe AI është zgjidhja më e mirë, më me rëndësi është që të ketë mekanizma të kontrollit, thotë Siljanovska Davkova

Askush nuk mund të thotë se bashkimi i ASK dhe AI është zgjidhja më e mirë, më me rëndësi është që të ketë mekanizma të kontrollit, thotë Siljanovska Davkova

Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se askush nuk mund të thotë se bashkimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI) me siguri do të sjellë reduktim apo zgjidhje më të mira të në aspektin e sigurisë së shtetit brenda dhe jashtë, por më e rëndësishmja është që të ketë gjithmonë mekanizma kontrolli, për shkak të rrezikut që këto shërbime të zhvillohen dhe të jenë shtet brenda shtetit.

Në një intervistë për emisionin "Pro apo kundër" në TV Alfa, në pyetjen nëse bashkimi i dy institucioneve mund të çojë në një shërbim që nuk do të jetë në dorën e pushtetit, Siljanovska Davkova tha se koha do ta tregojë dhe se kjo është arsyeja pse ajo nuk dëshiron të flasë për asgjë që është potenciale, gjegjësisht përcaktim programor.

"Unë nuk jam eksperte e shërbimeve të sigurisë, por edhe sikur të isha, edhe si presidente kam kompetencë të emëroj drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe ai merret me kërcënimet e jashtme të sigurisë apo me atë që është e rëndësishme për ne. Askush nuk mund të thotë se bashkimi do të sjellë sigurisht reduktime apo zgjidhjet më të mira përsa i përket sigurisë brenda dhe jashtë. Koha do të tregojë, prandaj them se nuk dua të flas për diçka që është potenciale, gjegjësisht për përcaktim programor", tha Siljanovska Davkova.

Presidentja theksoi se duhet pasur parasysh domosdoshmëria e mekanizmave të kontrollit, duke theksuar nevojën e një debati të gjerë përpara marrjes së një vendimi të tillë.

Shtoi se zgjidhjet nuk guxojnë të imponohen, sepse, siç tha, kjo do të çonte në përçarje.

"Nuk duhet të imponojmë zgjidhje dhe të simpatizojmë paraprakisht pa i analizuar të gjithë parametrat, sepse mendoj se kjo do të sjellë përçarje. Duhet të besojmë se ajo që krijojmë nuk bazohet vetëm në konsensus, jo vetëm në mirëkuptim, por edhe se garanton një hap përpara që do të përmirësojë situatën e sigurisë. Ne nuk duhet të sillemi si nxitës të tifozëve, të paktën jo unë. As nuk është kompetencë e imja, as nuk kam njohuri për këtë. E vetmja gjë që mund të bëj është të përdor të drejtën e vetos nëse ka zgjidhje që mendoj se janë jodemokratike apo të rrezikshme", tha Siljanovska Davkova. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR