• e martë, 24 dhjetor 2024

Takimi i parë zyrtar i ministrit të Çështjeve Evropiane Murtezani me euroambasadorin Gir - Maqedonia mbetet e përkushtuar në agjendën euroatlantike

Takimi i parë zyrtar i ministrit të Çështjeve Evropiane Murtezani me euroambasadorin Gir - Maqedonia mbetet e përkushtuar në agjendën euroatlantike

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takimin e parë zyrtar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, pasi e mori dikasterin e Çështjeve Evropiane.

Takimin e parë me euroambasadorin, Murtezani e vlerësoi si të suksesshëm dhe tha se e ka siguruar në përkushtimin e vendit në agjendën euroatlantike.

"E sigurova ambasadorin se Maqedonia mbetet e përkushtuar ndaj agjendës euroatlantike dhe këtë e vërteton edhe Programi i Qeverisë. Rekomandimet dhe sugjerimet e miqve tanë strategjikë i dëgjojmë me shumë vëmendje, ndërsa dëshmi për këtë janë hapat e shpejtë konkret që ka ndërmarrë Qeveria e re në drejtim të miratimit të agjendës së reformave", tha Murtezani.

Ai informoi se në seancën e parë konstituive të qeverisë Qeveria i ka obliguar të gjitha ministritë, që deri më 4 korrik t'i dorëzojnë të gjitha vërejtjet eventuale dhe rekomandimet lidhur me agjendën e reformave.

"Në seancën e parë konstituive të Qeverisë, Qeveria miratoi informacionin e përgatitur nga Ministria e Çështjeve Evropiane dhe obligoi të gjitha ministritë që nga data 4 korrik të dorëzojnë të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e mundshme lidhur me agjendën e reformave. Pas miratimit dhe ratifikimit në Kuvend të agjendës së reformave të miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë qasje në 750 milionë euro ndihmë të para-anëtarësimit", tha Murtezani.

Thotë se nëse meret parasysh qasja optimiste e presidencës hungareze me BE-në, kjo i krijon të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

"E përshëndes miratimin e Agjendës Strategjike 2024-2029 me prioritet zgjerimin e BE-së, (Preparing for a bigger and stronger Union). Kjo e kthen agjendën e zgjerimit të BE-së ndër prioritete kryesore, njëherësh paraqet edhe shansë për ne të lëvizim më shpejt drejt integrimit të vendit në BE. Shpresë shtesë japin edhe pritshmëritë optimiste të kryesimit të Hungarisë, me BE-në, lidhur me zgjerimin", theksoi Murtezani.

Presim që gjërat rreth skriningut dhe pas skriningut të vazhdojnë. Siç e dini, raportin e parë tashmë e kemi marrë edhe formalisht, megjithatë raportin tjetër vetëm joformalisht.

Ai shtoi se e informoi ambasadorin evropian Gir se pritshmëritë e vendit janë që në një të ardhme të afërt të marrë rezultatet e raporteve të skriningut edhe për grupet e tjera, pasi siç tha ai, pavarësisht se kur do të bëhen ndryshimet kushtetuese, vendi nuk ka kohë për të humbur.

"E informova ambasadorin Gir se pritshmëritë tona janë që në një të ardhme të afërt të marrim rezultatet e raporteve të skriningut edhe për grupet e tjera. Pavarësisht se kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, ne nuk kemi kohë për të humbur dhe për të pritur. Administrata duhet të punojë sipas rekomandimeve të raporteve të skriningut. Ajo që kam si pasqyrë të parë për shkallën e shfrytëzimit të ndihmës para-anëtarësuese IPA thotë se do të jetë e nevojshme të forcohet koordinimi dhe dinamika e institucioneve për të rritur fuqinë absorbuese të fondeve. Gjithashtu, sfidë e madhe do të jetë ruajtja e kuadrit në të gjithë strukturën e IPA-s", tha Murtezani. fc/

Fotografia: MÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR