Nga Qendra Klinike e Serbisë në Beograd janë lëshuar dy pacientët e fundit të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan
Beograd, 6 qershor 2025 (MIA) - Dy pacientët e fundit të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë lëshuar nga Qendra Klinike Universitare e Beogradit.
Bëhet fjalë për Angella Boshkovskën (24) dhe Andrej Georgiev (23), të cilët pasdite kanë dalë nga Klinika për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese pranë QKUS, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Trajtimi i lëndimeve të tyre do të vazhdojë në vendin tonë. mb/
Foto: MIA