• e premte, 05 dhjetor 2025

U shpall thirrja publike për mbështetje financiare për blerje të traktorëve

U shpall thirrja publike për mbështetje financiare për blerje të traktorëve

Shkup, 6 qershor 2025

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetjen e pandërprerë për bujqit me qëllim të modernizimit të sektorit bujqësor.

Sot u shpall Thirrja publike nr. 04/2025 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural për vitin 2025, dedikuar për modernizimin e ekonomive bujqësore përmes blerjes së traktorëve.

Masa 121.8 – Blerje e traktorëve

          •        Mbështetja maksimale për një përfitues është 600.000 denarë;

          •        Mbështetja jepet në baza vjetore sipas realizimit të planit të biznesit;

          •        Thirrja publike ka të bëjë ekskluzivisht me blerjen e traktorëve – mekanizimi bujqësor shtesë nuk përfshihet;

Të drejtë për të shfrytëzuar këto mjete kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Bujqit që në dhjetë vitet e fundit kanë përfituar mbështetje financiare për blerje të traktorëve nëpërmjet Programit IPARD ose Programeve nacionale për zhvillim rural, nuk janë të pranueshëm si përfitues të kësaj mase.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 07.07.2025.

Përmes mbështetjes së investimeve për modernizim kontribuohet në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit në sektorin bujqësor.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR