• e martë, 02 korrik 2024

Takim Mucunski - Duxhiak, u bisedua për Korrnizën për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025

Takim Mucunski - Duxhiak, u bisedua për Korrnizën për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka pritur koordinatoren e përhershme të KB-së në vend, Rosana Duxhiak. Në takim u diksutua për Korrnizën për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025, me ç'rast u theksua se zbatimi i saj do të kontribuojë edhe për realizimin e plotë të Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, për çka vendi është plotësisht i përkushtuar, informojnë nga MPJ.

Ministri falënderoi Zyren e koordinatorit rezident të KB-së në vend për mbështetjen e deritanishme në përmbushjen e prioriteteve tona kombëtare, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së re për proceset reformuese dhe zhvillimin e mëtejshëm demokratik.

Në mënyrë shtesë, është përshendetur dhe mbështetja e vazhdueshme e KB-së për përparimin e përgjithshëm të vendit tonë përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, duke theksuar se ato ndihmojnë edhe proceset tona kyçe, siç është procesi i anëtarësimit në BE.

Ndërkohë, u diskutua për pjesëmarrjen tonë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, e cila do të mbahet në shtator të këtij viti, si dhe për kalendarin e aktiviteteve në muajt në vijim. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR