• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski - Gir: Shteti do të vazhdojë me përkushtim të punojë bashkë me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

Mucunski - Gir: Shteti do të vazhdojë me përkushtim të punojë bashkë me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re për përshpejtimin e procesit të vendit dhe realizimin e reformave të cilat do të nënkuptojnë progres për qytetarët, para së gjithash në pjesën e sigurimit ekonomik dhe përparimin e sundimit të drejtësisë dhe luftës me korrupsionin e lartë, ishte në fokus të takimit mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe euroambasadorit Dejvid Gir.

Siç bëri të ditur MPJ, Mucunski ka dërguar falënderime edhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për procesin e reformave, duke theksuar se vendi do të vazhdojë me përkushtim të punojë bashkë me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta. 

Në takimin e punës ishte theksuar edhe rëndësia e procesit të integrimit evropian për stabilitetin e rajonit dhe, në atë kuptim, nevojës të integrimit më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duke e pasur parasysh kontekstin aktual gjeopolitik, qëndron në kumtesën e MPJ-së. 

Në atë kuptim, shtojnë prej aty, ishte përshëndetur edhe Plani i miratuar para pak kohësh për rritje për Ballkanin Perëndimor si investim i rëndësishëm politik dhe financiar i BE-së i cili duhet të vendosë nxitje plotësuese në rrugën e realizimit të qëllimit përfundimtar për anëtarësim të plotfuqishëm në BE. fc/

Fotografia: MPJ 

 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR