• e premte, 22 nëntor 2024

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren amerikane, Ageler

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren amerikane, Ageler

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë periudhës së ardhshme do të përqëndrohet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si prioritet që është një nga shtyllat e programit qeveritar, tha ministri Pançe Toshkovski në takimin e sotëm të punës me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.

Ai ka shprehur falënderim për përkrahjen që Qeveria e SHBA-së vazhdimisht ia jep vendit, konkretisht Ministrisë së Punëve të Brendshme në përforcimin e kapaciteteve dhe të gjitha proceseve që zbatohen përmes projekteve të dedikuara për policinë, me theks në stërvitjet e personelit dhe furnizimit të pajisjes.

Ambasadorja Ageler iu falënderua ministrit Toshkovski për bashkëpunimin e vazhdueshëm të shkëlqyer të dy shteteve në më shumë sfera të jetës shoqërore, duke e transmetuar angazhimin e Ambasadës amerikane dhe Qeverisë së SHBA-së për përkrahje dhe bashkëpunim edhe gjatë periudhës së ardhshme. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR