• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Nuk shoh mundësi për ndryshim të kornizës negociuese dhe ai qëndrim nuk ka ndryshuar

Gir: Nuk shoh mundësi për ndryshim të kornizës negociuese dhe ai qëndrim nuk ka ndryshuar

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Gjithnjë kam qenë shumë i qartë për këtë marrëveshje që ishte arritur në korrik të vitit 2022 që rezultoi me hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe procesin e skriningut. Nuk shoh mundësi për ndryshim të kornizës negociuese dhe ai qëndrim nuk ka ndryshuar pas zgjedhjeve, deklaroi euroambasadori Dejvid Gir, pas takimit të sotëm me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka mundësi për ndryshim të kornizës negociuese. 

Takimin me Murtezanin, Giri e vlerësoi si "fillim të mirë", duke theksuar se ka pasur bisedë të hollësishme për agjendën e reformave e cila është pjesë e BE-së për rritje në Ballkanin Perëndimor, për punën e deritanishme të procesit të skriningut dhe si të vazhdohet ajo që është arritur.

"Presim lidhje të afërt, të rregullt dhe të suksesshme të punës me ministrin dhe Ministrinë", deklaroi Giri.

Sa i përket porosisë që dërgohet me uljen e vendit të zëvendëskryeministrit në vend ministror për Çështje Evropiane sipas Girit, është me rëndësi ajo që procesi i integrimit evropian mbetet lartë në agjendën politike. 

"Kjo është ajo të cilën e thotë Qeveria. Do ta vlerësojmë Qeverinë në bazë të asaj që e bën. Nëse dëshiron të vazhdojë para në rrugën e integrimeve evropiane ne do të jemi të partnerë të fuqishëm dhe të përkushtuar", deklaroi Gir. 

I pyetur për planin e Piter Vanhojte për rrugën e integrimeve evropiane të vendit, Giri tha se nuk është i sigurt se ekziston një plan i tillë, duke theksuar se Vanhojte punon në projekt, të financuar nga Belgjika, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në Maqedoninë e Veriut dhe fqinjët. 

"Por jashtë asaj ne në BE nuk kemi lidhje me atë nismë konkrete", theksoi Giri. 

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani theksoi se çdo ndihmë në procesin e anëtarësimit në BE është e mirëseardhur, duke përfshirë edhe ndihmën e Piter Vanhojte, por se ai si ministër i ri i emëruar nuk ka parë kurrfarë plani konkret, që të mund të japë koment. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR