• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojmë Hamasin

Netanjahu: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojmë Hamasin

 Tel Aviv, 10 maj 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se shpreson se do të tejkalohen mosmarrëveshjet me presidentin amerikan  Xhozef Bajdenin për luftën në Gazë dhe se Izraeli "nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojë Hamasin", duke përfshirë edhe pjesëtarët e atij grupi në Rafah.

"Ne shpesh kemi rënë dakord, por kemi pasur edhe mosmarrëveshje. Ishim në gjendje t'i tejkalonim. Shpresoj t'i tejkalojmë tani, por do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për ta mbrojtur vendin tonë. Nëse nuk i shkatërrojmë, nëse i lëmë, ata do të kthehen. Do të dalin nga tuneli, sërish  do ta marrin Gazën dhe do të bëjnë atë që kanë premtuar, do ta bëjnë më 7 tetorin këtë masakër të madhe, përsëri dhe përsëri", tha Netanjahu në një intervistë për emisionin "Dr. Fil Prajtajm",  raporton "Tajms of Izrael".

Emisioni  në të cilën u intervistua Netanjahu u regjistrua pardje, përpara se Bajdeni të paralajmëronte se do t'i ndërprisë dërgesat e armëve për Izraelin nëse ushtria izraelite do të fillojë një pushtim të madh të Rafahut. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR