• e martë, 09 korrik 2024

Nesër stabilizim i motit, ndërsa nga e shtuna sërish reshje dhe bubullima

Nesër stabilizim i motit, ndërsa nga e shtuna sërish reshje dhe bubullima

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore, ndërsa nga e shtuna nga fundi i ditës sërish pritet mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të lig, kumtoi DPHM-së.

Destabilizim të përkohshëm kryesisht të pasdites me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, me intensitet të ndryshueshëm, do të ketë deri nga mesi i javës së ardhshme. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR